Ne rrezik kisha e Shen Premtes ne Balldre

  • 6 years ago
?Monument kulture, mbrohet nga shteti?, kjo është ajo çfarë qëndron e shkruar në murin e jashtëm të kishës Katolike të Shën Premtes në fshatin Balldre të Lezhës.

Por mbetet vetëm diçka e gdhendur në gur, pasi këto ikona të thyera, shkarravinat mbi afreske, muret e rëna tregojnë se nuk ka asnjë mbrojtje për këtë objekt kulti mbi 800-vjeçar.

?Kjo kishe e shekullit XII-XIII është shumë e rëndësishme jo vetëm për afreskun e darkës së fundit që është realizuar 200 vite para se ajo të realizohej nga Da Vinçi, por edhe sepse ajo është ndër të vetmet e stilit arkitekturor romanik gotik që është në këmbë me të gjithë elementet e saj?, tha Paulin Zefi, përgjegjës i trashëgimisë kulturore në Bashkinë e Lezhës.

Nuk është vetëm koha që po e rrezikon. Dita ditës ajo cenohet edhe nga njerëzit.

?Mbi afreske janë bërë shkarravina, pasi dera kryesore qëndron vazhdimisht e hapur ndërsa ajo veriore mungon plotësisht. Ka nevojë për ndërhyrje urgjente, sidomos tek afresket, pasi nëse lihet në këtë gjendje ajo do të vijë duke u shkatërruar. Pa vazhdoi me këtë ritëm do të vazhdojnë të shtohen shkarravinat mbi afreske?, tha Zefi.

Në pritje të një çelësi dhe vëmendjes së institucioneve, kjo pasuri e trashëgimisë rrezikon dëmtime që mund të mos riparohen më.

Tv Klan

Recommended