Buxheti i Bashkise 2019

  • 6 years ago
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zgjedhur njësinë numër 8 për të çelur turin e dëgjesave me qytetarët për buxhetin e vitin 2019. Bilanci i punës 3-vjeçare ishte pikënisja, ku sipas Veliajt Tirana është kryeqyteti me më shumë progres në rajon.

?Ne nuk premtuam tram, por ato që ne premtuam i bëmë. Ne thamë 960 milionë, kemi investuar 970 milionë. Edhe pse i kemi taksat e kryeqytetit më të ulëtat se çdo kryeqytet në rajon, kemi arritur në tre vjet të bëjmë më shumë investime dhe më shumë progres se çdo kryeqytet tjetër i rajonit tonë.

Krahas projekteve madhore që do të vijojnë të zhvillohen, 2019 do të sjellë edhe risi.

?Kemi përgatitur të bëjmë një investim sëbashku me miqtë tanë të Fondit Shqiptaro-Amerikan për të riparuar të gjithë pjesën e 9-katëshe, gjithë pjesën e kolonave që të mos jenë dy ishuj të vetmuar, por zona e sheshit ?Skënderbej? të lidhet natyrshëm me të njëjtin cilësi pune të dy pjesët e kolonave, do të jenë një rrugë e madhe shopping-u".

Veliaj u ndal edhe tek vendimi i qeverisë për mbylljen e pikave të basteve.

"Sot pothuajse të gjithë drejtuesit politikë të vendit janë bombarduar me mesazhe nga njerëz komplet pa lidhje që thoshin mesazhe të tipit: Lali Eri, ne s?kemi bukë të hamë, ti po na mbyll bastet. Kjo është e turpshme, nuk besoj se ka një iniciativë më të mirë deri më sot të qeverisë shqiptare se iniciativa për të mbyllur të gjithë pikat e basteve e kazinove.

Edhe këtë vit nuk do të mungojnë investimet në infrastrukturën shkollore, si dhe krijimin e hapësirave çlodhëse dhe korsive të dedikuara për biçikletat.

Tv Klan

Recommended