Report Tv-Botohet “Mendimi kritik i një qytetari” i Gilman Bakallit

  • 6 years ago
Kanë kaluar dy vite pa prezencën e publicistit, pedagogut dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gilman Bakalli. Por, në një mbrëmje letrare të organizuar nga familjarët edhe shtëpia botuese, që sjell në këtë dyvjetor të ndarjes nga jeta librin më të ri, ?Mendimi kritik i një qytetar?, ai ?rikthehet? sërish mes nesh.

Në një libër me esse/ ide & debate, si ?Busulla e çorientuar e politikës shqiptare?, ?Konflikti i munguar i politikës shqiptare?, ?Fajin e ka Donald Trump? apo ?Të abuzosh me emrin Europë? edhe jo vetëm trajtohen të gjitha problemet e periudhës së tranzicionit shqiptar. Bashkëshortja e tij, Irena Bakalli tregon arsyet se përse libri vjen nën titullin, ?Mendimi kritik i qytetarit?.

Është thelbi i personit të tij edhe mënyrës sesi ai e shihte jetën, shoqërinë, fenomenet, ngjarjet etj. Jo vetëm në këtë formë, por edhe në këtë formë edhe të gjitha esetë që janë grumbulluar në këtë formë, këtë kanë të përbashkët, janë të shkruara në mënyrë kritike. Ai ka pasur edhe mënyra të tjera të deduktuarit të mendimeve të tij me jetën tonë sociale politike, por në këtë libër përmblidhen këto shkrime që i qëndrojnë kësaj fryme.

Irena Bakalli, bashkëshortja e Gilman Bakallit

Recommended