Rudina - Arta Elezaj aktore e humorit te Dublex ne Tv Klan! (11 tetor 2018)

  • 6 years ago
?Duplex? është një nga emisionet më të reja që ka filluar në Tv Klan dhe që do t?iu shoqërojë çdo të shtunë në orën 20:05.
Në këtë sezon të parë, përveç aktorëve që kemi parë edhe më parë, kemi parë edhe një aktore të re nga Kosova, e cila ka tërhequr mjaft vëmendjen me paraqitjen e saj. Bëhet fjalë për Arta Elezajn. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu më shumë për eksperiencën e saj në ?Duplex? dhe se si u bë pjesë e tij.
?Është një eksperiencë e re për mua dhe po ndihem shumë mirë. Aktorët më kanë bërë të ndihem shumë mirë dhe ndihem sikur kam kohë këtu. Po ndihem shumë mirë edhe në Tiranë. Ishte hera e parë që ngjitesha në skenë live me publikun, por aktorët më kanë bërë të ndihem mirë dhe ti harroj emocionet. Në çdo puntatë unë vij me një personazh të ri, por roli im është joshja e djemve.
Ka qenë producenti Turjan Hyska ai që më bëri ftesën për të qenë pjesë e ?Duplex? dhe ishte kënaqësi për mua. Ndihem shumë mirë këtu?, tha Arta Elezaj.

Recommended