Starova analizon Kombëtaren: Nuk ka sulm nga jashtë, Panucci t’i ndjek lojtarët e Superiores
  • 6 years ago
Në prag të dy ndeshjeve të Kombëtares së futbollit kundër Jordanisë dhe Izrealit, ish-trajneri i Partizanit dhe shumë skuadrave të tjera, Sulejman Starova, në një intervistë për ?Report TV? ka komentuar disa prej çështjeve që prekin përfaqësuesen brenda dhe jashtë fushë.

Starova fillimisht nuk është dakord se ndaj Panucci-t, ashtu siç pretendon vetë italiani dhe Armando Duka, ka një sulm të orkestruar.

Nëqoftëse edhe Duka thotë se kundër trajnerit ka një sulm nga jashtë, unë mendoj se nuk gjë të vërtetë. Rreziku I trajnerit është punëdhënësi, trajneri është punëmarrësi, kur punëdhënësi është me një mendje me punëmarrësin, atëherë nuk mendoj se ka ndonjë problem.

Sulejman Starova
Sa i takon mungesës së lojtarëve nga kampionati vendas në listën me futbollistët e grumbulluar në Kombëtare Starova u shpreh se problem i Panucci-t është se nuk I ndjek nga afër këta lojtarë.

Si Panucci, por edhe trajnerët e tjerë, ashtu si edhe De Biazi, i kushtojnë pak vëmendje kampionatit tonë. Duhet ta bëjnë me fakte dhe jo me fjalë. Duhet të jetë prezent çdo javë, por kjo nuk mjafton, duhet t?i ndjekin edhe gjatë javës, si stërvitet, si kanë gjendjen.

Sulejman Starova
Starova e mbyll duke thënë se për shkarkimin e Panucci-t është ende herët për të folur pavarësisht se italiani ka më shumë se 1 vit në drejtimin e Kombëtares.