Xhisiela akuzon opoziten per shperthimin

  • 6 years ago
Kishte premtuar se nuk do të jepte më intervista për mediat, por shpërthimi në shtëpinë e gjyshit e vuri sërish para gazetarëve. Kamerat kanë filmuar momentin kur Xhisiela Maloku i afrohet banesës në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës, ku mbrëmjen e së dielës u hodh një lëndë plasëse qe alarmoi policinë.

Pa zbritur nga makina e saj luksoze dhe pa i hequr syzet e shtrenjta të markës Guçi, 25-vjeçarja tregohet e gatshme për të folur me mediat, por e rezervuar për të dhënë detaje nga momenti i shpërthimit. Është e bindur se pas kësaj ngjarje qëndron opozita. E sigurtë thotë se ndihet vetëm në shoqërinë e njerëzve të Rexhep Rrajës.

Që prej mëngjesit, në shtëpinë e Ramazan Muçës e vizitojnë bashkëfshatarë dhe të afërm. Edhe ata bëjnë fajtore politikën për këtë ngjarje.

Policia thotë se ka marrë më mbrojtje 25-vjeçaren, ndërsa ka shoqëruar 9 persona të dyshuar për shpërthimin në shtëpinë e gjyshit të saj. Dyshimet janë se në oborr mund te jetë hedhur një sasi tritoli, po nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë edhe një përzierje nitrati që ka shkaktuar zhurmën. Gjyshi i Xhisielës pak ditë më parë e quajti debatin e krijuar mes mbesës dhe djalit të deputetit si një çështje mes dy të rinjve. Vetë 25-vjeçarja nuk jep një përgjigje të prerë kur bëhet fjalë për lidhjen e saj me Rexhepin, i cili u la në burg nga Gjykata e Krujës.

Recommended