Jazhincë, nuk ka kushte për hapjen e pikës doganore

  • 6 years ago
Nuk ka kushte infrastrukturore për hapjen e pikës doganore Jazhincë-Glloboçicë, vlerësojnë autoritetet në Maqedoni. Arsye për këtë janë rrugët e dëmtuara të cilat paraqesin rrezik për lëvizje. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore thonë se ky terminal doganor do të ndikonte në rritjen e shkëmbimit të mallrave mes dy vendeve, dhe si pasojë, rritjen e ekonomisë. Transportuesit e mallrave duhet të bëjnë 70km shtesë rrugë për në vendkalimin e Bllacës.

Recommended