Maratona/ Veliaj zbulon detaje mbi emrin e djalit: Do të jetë shqiptar dhe pak ‘tirons’
  • 6 years ago
TIRANË- Ditën e sotme në kryeqytet do të zhvillohet për të tretin vit radhasi Maratona e Tiranës, ku do të marrin pjesë 5 mijë garues nga më shumë se 40 vende të botës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin dhe u ka uruar suksese në garën e sotme. Gjatë fjalës së tij, Veliaj i ka thënë fund dyshimeve se nëse do të merrte pjesë në garë duke u shprehur se kësaj here do të bënte pas për të kaluar nga maternitetit, pasi vetëm ditën e djeshme është bërë baba i një djali.

A do marr unë pjesë në maratonë sivjet?

Edhe unë jam për një maratonë. Por ngaqë dje u bëra me djalë do të shkoj në maternitet. Ju kërkoj ndjesë por këtë vit do t?ju bëj pas.

Erion Veliaj, kryebashkiak
I pyetur nga moderatori i eventit mbi emrin e djalit, Veliaj është shprehur se për të zbuluar emrin e djalit do ti duhej edhe miratimi i mamasë, por e sigurt ishte që ishte një emër shqiptar dhe pak tirons.

Do ta them pas pak, se dua të konsultoj mamanë e djalit. E sigurt që do të jetë emër shqiptar dhe pak ?tirons?.

Erion Veliaj, kryebashkiak
Recommended