Hapet shkolla e Drejtoreve ne arsim

  • 6 years ago
Asnjë drejtues në shkollat publike të arsimit parauniversitar nuk do të emërohen nëse më parë nuk do të kalojë testimin dhe trajnimet në Shkollën e drejtorëve. Projekti  është  ideuar dhe financuar nga Fondi Shqiptaro Amerikan. Qeveria shqiptare dhe anëtaret e bordit të këtij fondi kanë firmosur marrëveshjen për 3 projekte në fushën e arsimit ku vetëm ai për shkollën e drejtorëve do të kushtoje 2.9 milionë Dollarë.

Kryeministri më shumë se mbështetjen financiare të Fondit shqiptaro -amerikan vlerëson idetë që i sjell për rilindjen e arsimit në vend.

Edhe pse prej 5 vjetësh drejton qeverinë shqiptare kryeministri nuk harron që në çdo sektor të bëjë krahasim me çfarë gjetën dhe çfarë është bërë, në këtë rast për arsimin. Shkollën e drejtorëve e sheh si mundësinë më të mirë për ti dhënë fund emërimëve politike dhe nepotike që pranon që ende kanë vazhduar edhe këto 5 vite.

Tv Klan

Recommended