Tiranë, policia i bën thirrje të ndalojë, 24-vjeçari nuk përgjigjet, e plagosin në këmbë

  • 6 years ago
Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se një i ri ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në kryeqytet pasi nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet në afërsi të Shkollës së Bashkuar.

Dyshohet se në kohën kur nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, i riu i identifikuar si Sidion Tabaku 24-vjeç të jetë qëlluar me plumb në këmbë.

Më herët, rasti u denoncia edhe nga deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji. Sipas tij:

Mbrëm? policia e shtetit ka gjuajtur me armë dhe ka plagosur qytetarin Sidion Tabaku, pasi e ka plagosur ka ushtruar dhune fizike. I plagosuri ndodhet ne spitan ne shtetrrethim qe policia te fshehë ngjarjen. As familjaret dhe askush nuk lehohet te takoje qytetarin. Ministria e Brendshme duhet te marre masat per te bere transparence per ngjarjen dhe te kujdeset per shendetin e te demtuarit. Çfaredo lloj dhune dhe kercenimi ti bejnë ky nuk do te jete nje Xhisiela 2!

Recommended