Report Tv-52 vite në mjekësi, Flamur Tartari: Puna në rrethe më ndihmoi të bëhem kirurg

  • 6 years ago
Doktor Flamur Tartari rrëfen udhëtimin e tij, si kirurg në 75-vjetorin e tij të lindjes. Edhe pse kanë kaluar 52 vite nga dita që profesori do të vendoste që të bëhej mjek, sërish e kujton fort mirë se si kjo dëshirë ka lindur tek ai.

Ishte vetëm dhjetë vjeç kur për herë të parë u gjend para një makine që ishte rrëzuar me njerëz të plagosur. Pikërisht kjo panoramë do të bënte që nipi i themeluesit të Radiologjisë shqiptare, Ismail Tartarit, të vijonte rrugëtimin e gjatë pranë pacientëve.

Profesor, si i kujtoni takimet e para me mjekësinë në vitet ?60. Si ka lindur dëshira juaj për t?u bërë mjek?

Dëshira për t?u bërë mjek ishte se ne si familje nga Tirana, Durrësi na dërguan në Kavajë. Unë në shtëpinë që kam qenë në Kavajë, një ditë pasdite ka ardhur një makinë e rrëzuar me shumë njerëz të plagosur. Unë xhaxhanë, Ismail Tartarin, e kam pasur doktor, themelues i Radiologjisë shqiptare. Por, unë kam qenë i vogël, dhjetë apo 12 vjeç kur kam parë si bërtisnin, pashë gjak, se si ndiheshin infermierët tanë në vitet 1952-?53. Ishin vite me një mjekësi, që personeli punonte me ndërgjegje të madhe. Bëhej luftë në familje që të merrja mjekësinë. Kam nderin shumë të madh, që në këtë bibliotekë ku jemi sot në vitin 1961 kanë qenë shumë njerëz të shquar që na prisnin ne. Ne rrinim natë e ditë në këtë bibliotekë, që ruhet në të zanafilla e mjekësisë së Shqipërisë.