Grate deputete dalin ne mbrojtje te Xhisiela Malokut

  • 6 years ago
Partia Demokratike organizoi mbështetësit e saj për të pritur me protesta kryeministrin Rama në Korçë. Mbështetësit e opozitës u stacionuan para godinës ku u mbajt mbledhja e kabinetit me pankarta që akuzonin qeverinë se mbron përdhunuesit. Të njëjtën përmbajtje kishte edhe postimi i Lulzim Bashës në Twitter.

?Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka. Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës?.

Ndërsa gratë deputetë të opozitës dhe aktiviste të shoqërisë civile paralajmëruan nga sheshi para Kryeministrisë një protestë në mbrojtje të Xhisiela Malokut, duke kërkuar që deputetëve Rahman Rraja e Taulant Balla t?u hiqet imuniteti.

Në kundërpërgjigje të këtij qëndrimi, gratë socialiste dolën me një deklaratë në mbrojtje të kryetarit të grupit parlamentar socialist dhe vajzës së dhunuar Xhisiela Maloku. Ato kërkojnë t?i shkohet deri në fund hetimit dhe të ndalet çdo keqpërdorim politik i çështjes.

Tv Klan

Recommended