Bashkepunimi ne fushen e sigurise ne kryeqytet

  • 6 years ago
Siguria publike dhe lufta kundër kriminalitetit ishin në fokus të një takimi që Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pati me Komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza, Giorgio Toschin, të cilin në shenjë miqësie e ka nderuar me ?Çelësin e Qytetit?.

"Po jua dorëzoj Çelësin e qytetit të Tiranës sepse ju konsiderojmë pjesë të shtëpisë sonë dhe me një miqësi të vërtetë dhe vlerësim për ?Guardia di Finanza?, për vullnetin për të ecur përpara së bashku, jo si inferiorë, por si partnerë. Ju falenderoj vërtet! Tani kemi një qytet që është edhe më i sigurt dhe besoj se kjo është edhe meritë e juaja, sepse ka gjëra që mund t?i bësh i vetëm, por ka edhe gjëra, si krimi ndërkombëtar, që nuk mund t?i bësh ballë i vetëm, nëse nuk ke miq të vërtetë. Ju jeni një mik i vërtetë, ju vlerësoj shumë?, tha Veliaj.

?Jam jo vetëm krenar për marrjen e këtij çelësi, pasi ndër të tjera është edhe bukur, por edhe për domethënien dhe vlerën që përfaqëson ky çelës. E përsëris se kam fatin që të jem Komandant i Përgjithshëm në një moment të tillë, ku gjendemi në maksimumin e impenjimit tonë, edhe sa i takon aspektit të bashkëpunimit, por edhe konstatimeve, pasi qyteti dhe vendi juaj i bukur është shumë më i sigurt se kurrë më parë?, u shpreh Toschi.

Kreu i Guardia di Finanza e cilësoi domethënës nderimin që i bëhet atij nga Bashkia e Tiranës, ndërsa vlerësoi ndryshimet pozitive që po pëson kryeqyteti shqiptar.

Recommended