Merren ne pyetje nena dhe motra e Xhisiela Malokut

  • 6 years ago
Në Krujë këtë të premte është marrë në pyetje Xhisiela Maloku, vajza e cila dyshohet se është dhunuar nga Rexhep Rrahja, djali i i deputetit Rrahman Rrahja.

Në prokurori është pyetur e ëma, e motra dhe një shoqe e Xhisieles të cilat kanë pasur dijeni për konfliktin e saj me djalin e deputetit. Gjithashtu grupi hetimor do të pyesë dhe personat e tjerë të cilët përmenden në dëshminë e Xhisielës, ndër ta dhe djali i deputetit.

Hetimi në Prokurorinë e Krujes po zhvillohet ndaj Rexhep Rrahjes për akuzën e përndjekjes, hetim i regjistruar në datën 27 Korrik 2018. Prokuroria ka sekuestruar kamera sigurie në disa ambiente ku Xhisiela pretendon se ka qenë në data të ndryshme për të parë nëse përkojnë.

Gjithashtu edhe veprimet e oficereve të policisë që kanë marrë denoncimin e 25-vjeçares do të verifikohen nga prokuroria. Fillimisht veprimet e kësaj çështje i kreu oficeri Gentian Çitozi. Pasi ndaj tij filloi hetimi nga SHÇBA-ja dosja iu ngarkua Emiljano Nuhut. Burime nga grupi hetimor sqarojnë për Tv Klan se ndaj Xhisielës është ushtruar dhunë, e cila klasifikohet si rrahje. Ndërsa në prokurorinë e Tiranës është duke u zhvilluar një hetim tjetër pasi efektivi i policisë Emilajno Nuhu ka kallëzuar se është kërcënuar nga nipat e deputetit Rrahja në lokal në Tiranë.

Recommended