Akuza e Ballës: Janë marrë 10 mijë Euro për të inskenuar versionin e Nuhut

  • 6 years ago
Publikuar | 22:10 27/09/2018 SHPËRNDAJ

?Sipas informacioneve që unë në këmbim të parave ndaj shtetasit E.N këta zotërinj kanë inskenuar këtë histori nën këmbim të 10 mijë për të përfshirë dhe emrin e kryetarit. Këto çështje të shkojnë dhe ti sqarojnë në Prokurori, ku do të shkoj dhe unë?.

Kjo ka qenë deklarata e fortë e bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, nga studio paralele e emisionit ?Opinion?.

Balla është akuzuar nga ish oficeri i policisë së Krujës Emilano Nuhu, por edhe nga opozita se ai së bashku me deputetin socialist Rrahman Rrahja se në zyrën e tij në komisariatin e Fushë Krujës e ka kërcënuar me armë sëbashku me të vëllain për ta detyruar të lironte të birin, i cili ishte ndaluar me akuzën se kishte dhunuar dhe tentuar të përdhunonte një vajzë.

Ditën e sotme Taulant Balla ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranes kryetarin e opozitës Lulzim Basha, ish nënkomisarin e policisë së Krujës Emiliano Nuhun si dhe gazetarin Basir Çollaku, për lidhjen e emrit të tij me një ngjarje të zhvilluar në 21 Korrik ne komisariatin e Krujës.
Ndëkohë Taulant Balla tha se nuk ka qenë në Fushë- Krujë, prej një viti.

As nuk kam qenë ndonjëherë Fushë Krujë gjatë vitit të fundit dhe nuk ka kam parë ndonjëherë këtë djalin dhe se ku ka qenë mund t?ja u rikonfiromoj. Nuk e njoh. Më vjen keq për këtë fatkeqin që e ka shpërdorur Lulzim Basha me shokë. Me vjen keq pë këtë.

A duhet drejtësia të kishte sjellë ndryshe.

Kjo është pjesa më e rëndësishme. Për mua e rëndësishme është që kalimi i Xh.M,. Të hetohet dhe të marrë çdo lloj mbrojtje dhe çdokush që ka tentuar të preke flokët sepse ajo ishte motra juaj. Sepse të njëjtën gjë kam thënë edhe para pak ditësh me deputetin rraja sepse ky rast është bërë publik para tre muajsh.

Zoti Rraja me ka informuar se lidhur me këtë rast ka qenë një konflikt mes dy të rinjve dhe është gjetur një zgjidhje. Hetimi do të shkojë deri në fund.

Policia e Krujës nuk e ka mbyllur hetimin dhe ky hetim duhet të shkojë deri në fund. Hetimi tjetër është në Prokurorinë e Tiranës. Ka një hetim për ?shtëpinë kinematografike Shqupi? pas kallëzimit tim. As nuk e ka takuar atë fatkeqin që keni në lidhje direkt. E di se ka probleme dhe jam informuar nga mediat. Në kushtet e Vettingu-t në polici ka pak shanse për atë.

Unë nuk merrem me persona të inkriminuar.

Recommended