Dren Abazi: Gjithkush do me fitu lekë, 90 % e artistëve bëjnë bashkëpunime dhe asnjë këngë vetëm

  • 6 years ago
Tiranën e ka pjesë të pandshme të jetës së tij, e madje edhe ka menduar të zhvendoset përgjithmonë nga Prishtina për të jetuar në kryqytetin e Shqipërisë. Dren Abazi, ka rrëfyer në një intervistë për emisionin "Rreze Dielli" se çfarë e lidh atë me Tiranën, ku këtë të enjte do të mbajë një koncert me këngët më të mira të albumit të tij të fundit "Mes Yjesh".

Me Tiranën më lidhin shumë gjëra, një shoqëri shumë e pastër dhe e mirë me njerëz të ndryshëm. Kam 7 vite që frekuentoj Tiranën në mënyrë të vazhdueshme dhe Tirana është pjesë e pandashme e jetës. E kam menduar shumë shpesh, është diçka që ndoshta duke ndodhur gradualisht, por për fat të mirë Prishtina dhe Tirana janë shumë afër.

Dren Abazi, këngëtar
Këngëtari dhe kompozitori i mirënjohur i xhazit foli edhe për bashkëpunimet në botën e muzikës, për të cilat tha se i duket e pakuptimtë që të ketë kaq shumë bashkëpunime mes këngëtarëve.

Nuk e shoh bashkëpunimin si diçka të domosdoshme, bashkëpunime ka aq shumë çdo ditë saqë nuk e kuptoj pse duhen bërë kaq shumë. Shoh 90 % të artistëve që bëjnë aq shumë bashkëpunime dhe nuk bëjnë asnjë këngë vetëm. Këtu bashkëpunimet bëhen për arsye komerciale, gjithkush ka qejf me fitu lekë por kjo është pak si shumë. Nuk është se jam kundër tyre, thjesht nuk e kërkoj me ngulm.

Recommended