Basha prezanton platformën Antimafia: Sekuestrim pasurive të personave publikë

  • 6 years ago
Tiranë- Ndryshe nga mbledhjet e rretheve, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal sot në Tiranë për të prezantuar ato që i quajti masat antimafia për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia. Alternativa e PD, ka për qëllim sekuestrimin e pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.

"Ne do të prezantojmë platformën Antimafia që propozon mekanizmin ligjor dhe institucional për evidentimin, sekuestrimin e pasurive të personave publikë dhe private të përfshirë në afera korruptive tendera, koncensione, PPP. Nëse një grush njerëzish përfitojnë gjysmën e fondeve publike në mënyrë jotransparente për afera që nuk sjellin asnjë përfitim publik, thënë ndryshe shërbimi më i madh është të kthejmë kushtet e konkurencës së ndershme, zbatimin e e ligjit"

Lulzim Basha
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha se pjesë e kësaj pakete është edhe vettingu në politikë, i cili po pengohet nga qeveria Rama siç tha ai.

?Deri sot Rama dhe qeveria kanë refuzuar vettingun me lloj lloj pretekstesh. Rama është kundër qëllimit të propozimit tonë ligjor"

Lulzim Basha
Problemi më i madh që sot ka Shqipëria, sipas Bashës është ajo që e quajti lidhja mes krimit dhe politikës. Krimi sipas tij ka zgjedhur Parlamentin si vendin për të pastruar paratë.

?Lidhja midis krimit dhe politikës ka kapur parlamentin. Katër vjet më parë problem ishte kanabisi sot është kokaina, heroina, paratë e pista. Kriminelët i pastrojnë paratë në Kuvend. Parlamenti i Shqipërisë nuk merret me hallet e shqiptarëve, por ka një qëllim të pastrojë paratë e krimit

Lulzim Basha
Jorida Tabaku foli për bilancin e abuzimeve në sektorin e tenerderva, koncensione, monopoleve.

Recommended