Report Tv-Përgatitje për Stërvitja “Albanian Lion 2018”

  • 6 years ago
Stërvitja ?Albanian Lion 2018? po zhvillohet njëkohësisht në disa garnizone të FA si në Durrës, Pashaliman, Porto - Palermo, Rinas, Zall - Herr dhe Bizë me pjesëmarrjen e 1164 trupave ushtarake, 126 mjeteve tokësore, detare, ajrore dhe ka për qëllim realizimin e operacioneve të ndryshme nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.

Në Gjirin e Dukatit në Vlorë, po zhvillohen stërvitje të trupave me pjesëmarrjen e palombarëve anglezë, kroatë dhe shqiptarë. Në të njëjtën kohë, nga Kepi i Palit deri në Porto Palermo, Forca Detare me katër anije dhe një grup bordingu po zhvillon stërvitje detare me anijen britanike ?RFA Lyme Bay? dhe një helikopter ?Ëildcat? duke ekzekutuar elementë të ndryshëm stërvitorë si mbrojtje e afërt dhe e largët, operacion zbarkimi trupash, mbrojtjen e anijes komandë nga sulme të befasishme etj.

Recommended