Dosja "Shullazi" shkakton perplasje ne Prokurori

  • 6 years ago
Duket se ka marrë zgjidhje ngërçi i krijuar për çështjen ?Shullazi? për shkak të mungesës së prokurorëve, por jo pa përplasje në korridoret e organit të akuzës.

Pas vendimit të kryeprokurores Arta Marku e cila vendosi të nisë hetimet për 10 prokurorët e Krimeve të Rënda që refuzuan të bëheshin pjesë e çështjes janë përcaktuar emrat që do të përfaqësojnë akuzën në gjykatë.

Tv Klan mëson se Prokuroria do të përfaqësohet nga 4 prokurorë, por dihen vetëm emrat e shefes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela dhe prokurorit Gentian Osmani.

Në një mbledhje të zhvilluar në fillim të kësaj jave një grup prokurorësh refuzoi të bëhej pjesë e shortit pasi e konsideroi procedurën ekstra-ligjore.

Për këtë shkak, kryeprokurorja Arta Marku kërkoi nisjen e një hetimi disiplinor për 10 prej tyre, ndërsa 3 prokurorë u transferuan në rrethe.

Por të njëjtat burime thanë se shefja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela është përballur me refuzimin e prokurores Sonila Muhametaj për t'u transferuar në Pukë. Në një takim pasditen e së enjtes ka pasur debate të forta mes tyre, aq sa Prela ka kërkuar praninë e policisë në zyrat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Dosja e Emiliano Shullazit dhe 4 bashkëpunëtorëve të tij ka mbetur prej 4 muajsh në momentin e leximit të pretencës dhe seanca e radhës është caktuar në 25 Shtator.

Recommended