Basha mbledh opozitën në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndërsa bojkotoi sërish parlamentin në Tiranë, opozita u mblodh në Vlorë për të diskutuar mbi situatën e kriminalitetit dhe vetingun në politikë.Lideri i opozitës Basha bëri një bilanc të ngjarjeve të rënda që kanë tronditur qytetin bregdetar kohët e fundit, duke fajësuar kryeministrin Rama për gjendjen. Basha tha se shteti ka rënë dhe se zgjidhja e vetme është vetingu i politikanëve.Lideri demokrat nënvizoi se kolapsi në të cilin ndodhet vendi po pengon edhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Basha tha se për këtë arsye opozita ka hartuar katër shtylla për të nxjerrë Shqipërinë nga kjo situatë.Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka komentuar nga Vlora edhe procesin ndaj Emiljano Shullazit. Sipas tij, mbetja pa prokuror i çështjes gjyqësore në ngarkim të tij është shembulli më i mirë sesi ka kapitulluar reforma në drejtësi.

Recommended