Rama mbledh qeverinë në Vlorë të premten - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te premten qeveria mbyll zyrtarisht pushimet e nis punën ne Vlorë ku do te zhvillohet mbledhja e pare e Këshillit te Ministrave per sezonin e ri politik.



Mësohet se Kryeministri Edi Rama do te mbledhë kabinetin e tij ne ambientet e vilave qeveritare ne qytetin bregdetar mëngjesin e 24 gushtit dhe fokusi kryesor do te jete analiza e punës se qeverise gjate vitit te pare te këtij mandati e caktimi i prioriteteve për vitin e dyte.



Te njëjtin model lideri i mazhorances Rama zgjodhi edhe pas fitores se zgjedhjeve te 25 qershorit, kur mbledhjen e pare me ministrat e zhvilloi ne ambientet e vilave qeveritare ne zonën e Llogarasë.



Përtej rendesise qe ka kjo mbledhje e qeverise, ajo cfare pritet me interes është fakti nese kryeministri Edi Rama do te vendose te beje ndryshime ne kabinetin e tij apo do te vazhdoje te drejtoje vendin me te njëjtin ekip.



Çështje kjo qe nuk është pjese e axhendes ne mbledhjen e Vlorës, por qe do te shoqëroje debatin publik përgjatë fillimit te muajit shtator.



Për me tepër ne shtator Partia Socialiste do te mbledhë edhe nje prej forumeve me te rëndësishme te saj, Asamblenë Kombëtare, mbledhje qe shënjon nisjen e punës per zgjedhjet lokale, te cilat janë vetëm 10 muaj larg e qe përbejnë ngjarjen qe do te dominoje zhvillimet politike vitin e ardhshëm.
Recommended