Report Tv- I ftuar ne 5 pyetje nga Babaramo ministri Damian Gjiknuri

  • 6 years ago
A mendoni se kjo është zgjidhje afatshkurtër, pritet që të përfundojë autostrada që lidh Prishtinën me Shkupin dhe fluksi nga Tirana mund të zhvendoset?
Jo, pasi ka shumë kosovarë që kanë lidhje këtu dhe aksesi në det është shumë më afër. Cdo rrugë tjetër do të kushtonte më tepër. E gjithë skema, po koha? E cila është para, për të kursyer 40 euro do harxhojë tre orë më shumë.

Cilat do të jenë rrugët e tjera?
Disa rrugë të tjera për mirëmbajtje, jo për të nxjerrë investime, do të ishte shumë normale që të bëheshin me pagesë ata që kanë rrugë alternative. Në të ardhmen rrugët që kanë lëvizje alternative mund të taksohen.

Tiranë-Durrës?
Nëse do të bëhet, do të jetë komplet e rindërtuar do të krijohen edhe mundësitë e lëvizjes paralele, nga Tirana në Ndroq. Pastaj kush do të lëvizë shpejt do të paguajë, nuk ka asgjë të keqe.

Ka një datë?
Jo, por rrugët po, që janë bërë pak a shumë publike. Edhe rrugët e reja me PPP kërkojnë para për mirëmbajtje. Sot duhet të financojmë 50 mln euro, por sot japim 25 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve.

PPP jepen pa garë....
Është angazhim i privatit që ti nuk e bën, ai merr riskun e vet. Nuk e kemi mundësinë të marrim borxhe për të bërë vetë të gjitha rrugët.

Sa shkon kjo e Thumanës?
10 mln për km. Por po marr dy raste. Tiranë-Elbasan, filloi me 300 mln dhe ka shkuar me 400 e ca dhe prit që të përfundojë dhe kosto vajti 12 mln euro për km. Thumana është zonë kënetore, do pilota dhe do standarde, pasi po bëhet me 4 korsi. Të gjitha janë volume të matshme, do të vijnë inxhinier të huaj, pasi do të certifikojnë. Atje ka vepra arti shumë.

Cilat rrugë të tjera do të jepen me koncesion?
Rruga e Arbrit, Thumanë-Kashar, që përfundojnë në verën e 2021. Kemi rrugën nga Orikumi në Llogora do të bëhet me PPP, nga Miloti në Balldren, për këtë të fundit është dorëzuar oferta pardje. Për Orikumin këto ditë dorëzohet oferta pas garës. Në vitin tjetër fillojnë të gjitha veprat.

Më thoni një km që keni ndërtuar ju, unaza e re 3 km për 5 vite...
Nga 2013 janë bërë 235 km rrugë të reja edhe me financim të huaj edhe të shtetit. Në administrim kam 3 mijë km rrugë, po jo 10 mijë që thoshte Berisha. Berisha ishte mjeshtër i propagandës, i heq kapelën për atë gjë. Të vetmen rrugë që i heq kapelën, që ka bërë është Rruga e Kombit, e nisi nuk e përfundoi, por po e marr të mirëqenë.

Rruga e Elbasanit ende nuk ka përfunduar, By Pass i Fierit....
Ai i Fierit ra në duar të gabuara. By pass qe dështim për shkak të keqmenaxhimit. Kontraktori falimentoi. Presim aprovimin për fituesin e kompanisë për të lidhur kontratën. Nëse do të lidhim kontratën në tetor, jam i bindur që deri në verën tjetër rruga do të jetë e hapur, funksionale për të lëvizur.

Po kjo e Elbasanit kur përfundon?
Nesër kalojmë kredinë shtesë. Jam i bindur që brenda këtij viti do ta bëjmë të kalueshme për daljen në tunel, por oj të përfunduar plotësisht. Rruga do të shkurtohet me 10-12 minuta. Projekti është kemqmenaxhuar, jo më kot kam bërë detyrën time, po merret prokuror...

Recommended