Report Tv-E quajti sharlatan, Gjykata pranon padinë e trajnerit Panucci kundër Nishanit

  • 6 years ago
TIRANE-Gjykata ka pranuar padinë e trajnerit të kombëtares shqiptare të futbollit, Panucci kundër ish-presidentit Bujar Nishani, pasi ky i fundit e quajti sharlatan. Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani u padit në gjykatë dhe i kërkohet të paguajë 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi ndaj trajnerit italian të kombëtares shqiptare Cristian Panucci.

Por fillimisht gjykata nuk e pranoi duke shtyrë seancën për t?i kërkuar trajnerit që të ?riplotësojë mangësitë në padi?. Report Tv mëson se tekniku italian që drejton kuqezinjtë ka plotësuar padinë duke e depozituar në gjykatën e Tiranës. Gjyqtarja Anila Karanxha i ka lënë 30 ditë kohë palës së paditur, ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishanit që të përgatisë mbrojtjen.

Cristian Panucci paditi Nishanin, pasi ish-presidenti e quajti sharlatan që po shkatërron kombëtaren pas humbjes me Kosovën. Për reagimin e fortë të Nishanit në Facebook, trajneri i kombëtares kërkon 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi për dëmin moral që i është shkaktuar figurës së tij. Para ndeshjes me Izraelin, referuar arsyeve të padisë ndaj Nishanit, ai tha se ?njerëzit duhet që të flasin me edukatë?.

Recommended