PD: Rama mbylli 150 shkolla
- 6 years ago
Teksa kryeministri foli në nisje të vitit të ri shkollor për ndërtimin e 17 institucioneve të reja arsimore në kryeqytet, opozita e cila kishte zbritur në terren deputetët e saj bëri një tjetër bilanc.
?Janë rreth 9 shkolla në Lezhë, 10 shkolla në Bulqizë, 10 shkolla në Mat, 6 shkolla në Klos, 8 shkolla në Pogradec, 3 shkolla në Devoll, 18 shkolla në Elbasan, 18 shkolla në Gjirokastër, 8 shkolla në Tiranë, 3 shkolla në Berat, janë disa shkolla në Vlorë, është një shkollë në Shkodër, janë rreth 150 shkolla të mbyllura sot?, tha Albana Vokshi, deputete e PD-së.
Deputeja Jorida Tabaku vetëm pak km larg Tiranës, nga zall Herri bëri përgjegjës kryeministrin Rama për mbylljen e shkollave dhe braktisjen nga mijëra nxënës.
Denoncimet vijuan nga deputetë të opozitës, të cilët ishin shpërndarë në të gjithë qarqet, të cilët akuzuan Ministrinë e Arsimit së në shkelje të ligjit ka mbyllur shkollat pa u konsultuar më parë me komunitetin.