Report Tv-Ndroqi pret ’Vera n’Shesh’, Veliaj: Festa, një risi për të promovuar produktet vendase

  • 6 years ago
Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me ?Risi Albania?, organizoi një minipanair për prezantimin e produkteve agro-ushqimore dhe prodhimet artizanale, me synim kthimin e kësaj feste në një traditë të bukur për promovimin e produkteve vendase, por edhe vendosjen e zonës në hartë si atraksion turistik.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi disa nga stendat e panairit dhe e cilësoi organizimin e tij një risi për zonat periferike të qytetit, që duhet të kthehet në traditë.

Kjo festë është një risi për t?u bërë apel ndjenjave pozitive, ndjenjës që kemi për tokën ku kemi lindur, për bujqësinë, për shtëpinë e gjyshit, për të afërmit, ndjenjën që kemi për rrethinat e Tiranës. Mendoj se sot kemi hedhur gurin e parë të një feste, ndoshta për herë të parë modeste, me njerëz të ardhur nga çdo cep i Tiranës, e cila e ka shansin të kthehet në një traditë të bukur.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës
Më tej, Veliaj kërkoi prej banorëve të zonës që të orientohen drejt zhvillimit të agroturizimit dhe të përfitojnë nga fondet e vendosura në dispozicion nga Ministria e Bujqësisë dhe AZHBR-ja për zhvillimin e këtij biznesi.

Recommended