Report TV - Vettingu për politikanët, Basha: 5 fakte që duhet të dini ( 'harron’ sërish familjarët)
  • 6 years ago
TIRANE-Kryetar i PD, Lulzim Basha ka publikuar në Facebook përmes një video, 5 fakte që sipas tij duhet që të dinë qytetarët për vettingun për politikanët.

1. Vetingu është skaner për deputetë, ministrat dhe zyrtarët e lartë në Shqipëri, përfshirë këtu edhe vetë Kryeministrin.

2. Vetingu do largojë politikanë që kanë lidhje me grupe me rekorde të tmerrshme kriminale.

3. Vetingu do të largojë politikanët që nuk e justifikojnë pasurinë e tyre.

4. Vetingu duhet të parashikohet në Kushtetutë dhe të miratohet nga 93 deputetë.

5. PD ka depozituar draftin në Kuvend në datën 7 Shtator? statusi i Lulzim Bashës.


Por te të pesta pikat që ka publikuar Basha sërish ka ?harruar? familjarët e politikanëve. PD depozitoi në 7 shtator në Parlament draftin që synon ndryshimet kushtetuese për vettingun për politikanët, por jo për familjarët e tyre.

Rama tha dje se është në dakordësi të plotë me këtë nismë të PD-së, por me kusht që ky Vetting, të përfshijë edhe pasuritë e anëtarëve të tjerë të familjes së një politikani, duke u kthyer në një ?sitë? të njëjtë me atë të Vetting-ut në sistemin gjyqësor.

Por si te propozimi që u dorëzua dje në Kuvend dhe sot, Basha nuk e përmend një gjë të tillë duke qenë kundër vettingunt për familjarët e politikanëve.

Report Tv siguroi draftin e dorëzuar dje në Kuvend nga PD të pr/ligjit ku nuk përmendet në asnjë prej pikave hetimi i familjarëve të politikanëve.

Vettingu në politikë duket se do të jetë kauza e re e PD në sesionin e ri parlamentar, ndërsa kujtojmë që në dy seancat e para opozita e ka bojkotuar parlamentin duke u zhvendosur në Shkodër dhe Elbasan në mbledhje paralele, pasi sipas tyre ngjarjet e fundit kriminale kanë tronditur qytetarët.
Recommended