Pushohen hetimet per ekstradimin e Nezar Seit

  • 6 years ago
Prokuroria e Durrësit ka pushuar hetimet për procedurën e ndjekur nga institucionet shqiptare në rastin e ekstradimit të Nazer Seitit në Itali. Sipas akuzës së qytetit bregdetar institucionet nuk kanë kryer vepër penale, por vetëm shkelje administrative. Për këtë arsye hetuesit i kanë kërkuar gjykatës pushimin e hetimit penal. Vendimi është marr pak kohë më parë, ndërsa është bërë publik dy ditë pasi një nga njerëzit kryesore të grupit të Habilajve u lirua nga Gjykata e Katanias, në Itali.

?Financieri i Habiljave? do të qëndrojë në ?arrest shtëpie? deri në përfundim të hetimeve. Ekstradimi i Seitit në Itali prodhoi debat të madh politik në Janar të këtij viti kur u largua, pasi opozita akuzonte mazhorancën se e ekstradoi  për të mbyllur dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është gjithashtu nën hetim ne Shqipëri, si pjesë e grupit të narkotrafikut, te drejtuar nga vëllezërit Moisi e Florian Habilaj.

Nazer Seiti u arrestua në Tetor të vitit te kaluar në Babicë të Vlorës gjatë një aksioni antidroge, të drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku u sekuestruan 4 ton kanabis. Por pas 3 muaj qëndrimi në qeli në Shqipëri u ekstradua drejt Italisë në Janar të vitit 2018. Ndërsa tani është e paqartë se çfarë ka ndryshuar në pozitën e tij që gjykata e Katanias vendosi ti ndryshoje masën e sigurisë.

Recommended