Shpresë për të verbërit/ Shkenctarja shqiptare Majlinda Lako: Kemi prodhuar retinë artificiale

  • 6 years ago
Një studim amerikan jep shpresë për të gjithë ata që kanë humbur shikimin pjesërisht apo që janë verbuar tërësisht.

Shkencëtarët e Institutit Nacional të Shëndetësisë e kanë arritur t?u rikthejnë shikimin disa minjve të verbuar, duke dhënë shpresë se kjo metodë në të ardhmen do të përdoret edhe tek njerëzit. Pjesë e ekipit shkencor të këtij kërkimi disa vjeçar është dhe profesorja shqiptare, Majlinda Lako. Ajo tregoi në një lidhje me Skype për Report Tv detajet e këtij studimi.

Unë punoj që nga viti 2003 në New Castel University. Bashkë me bashkëshortin drejtojmë një ekip kërkimor me 25 shkencëtarë. Ne kemi bërë një kërkim që na ka zgjatur me dhjetë vite, dhe kemi arritur të marrim disa qeliza embrionale, psh. të lëkurës, dhe me disa manipulime gjenetike kemi arritur t?i riprodhojmë ato. Në këtë rast, testimet tona kanë arritur të prodhojnë tërëisht retinën artificiale e cila i përgjigjet dritës sikundërse një foshnjë e sapo lindur. E kemi eksperimentuar tek minjtë sepse ka ngjashmëri me reflekset e njeriut. Them se me një punë 5-10 vjecare ne mund ta aplikojmë këtë edhe tek njerëzit.

Prof. Majlinda Lako, Ekipi shkencor
Ndërkohë, mjekja me sukses botëror jep këshilla për qytetarët se si mund të kujdesen për shikimin e tyre.

Së pari, kontrolli i pemës së familjes. Nëse kemi të afërm me probleme me shikimin, duhet të shkojmë tek mjeku. Shumica e problemeve vijnë nga fakti sepse pacientët shkojnë tek mjeku kur është shumë vonë e nuk ka më asgjë për tu bërë. E dyta është mos pirja e duhanit, dhe e treta kontrolli i dietës. Përdorni sa më shumë karrota e brokoli si ushqime që ndihmojnë shumë shikimin.

Prof. Majlinda Lako, Ekipi shkencor
Teksa për Shqipërinë nuk ka të dhëna të plota, SHBA-ja e cila ka bërë studimin, ka rreth tre milionë amerikanë me shikim tejet të dobët, ndërkaq 1.3 milionë janë krejtësisht të verbër.