PD: Skandali i Check-up, 7 milione Euro Vilma Nushit

  • 6 years ago
Demokratët paralajmërojnë anulimin e koncesionit të Check up-it, për të cilin thotë se është një nga aferat më korruptive dhe klienteliste të qeverisë Rama. Nisur nga shkeljet e evidentuara në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, opozita pretendon se qeveria ka çuar në arkën e koncesionarit 7 milionë Euro për 145 mijë vizita fiktive

"Pavarësisht se analizat e check up-it i ka kryer vetëm 26 % e popullsisë, kompania e Vilma Nushit, kliente dhe sponsore e Edi Ramës, është paguar me 22 milionë Euro, 7 milionë prej të cilave për analiza të pakryera kurrë".

Opozita thotë se abuzimi shkon edhe më tej, pasi sipas saj edhe Drejtoria e Tatimeve është vënë në shërbim të koncesionarit.

"Ka rimbursuar 1.8 milionë Euro TVSH për koncesionarin e check up-it, pavarësisht se ligji i përjashton shërbimet shëndetësore nga detyrimet tatimore".

Pavarësisht rekomandimit të KLSH-së për rishikimin e kontratës nga e cila duhet të eliminohet pagesa për shërbimet e pakryera, opozita thotë se hesht jo vetëm Kryeministri por edhe organi i akuzës që sipas saj duhet të hetonte zyrtarët e lartë për abuzim me fondet publike në favor të një kompanie private.

Recommended