By Pass ne “Shinat e Trenit”

  • 6 years ago
Rikonstruksionin e rrugës pranë ish kombinatit Josif Pashko, kryebashkiaku Veliaj e ka konsideruar një premtim të mbajtur. Ai nënvizoi se pas këtij projekti, kjo zonë pritet të njohë një investim të rëndësishëm nga qeveria për stacionin e ri të trenit të kryeqytetit.

?Në Bashkinë e Tiranës kemi një parim: çdo ditë një punë konkrete! Puna konkrete në këtë ditë të nxehtë gushti është ky ?by-pass?, që lidh disa zona informale, që njihen me emrin ?shinat e Trenit?. Siç e shihni, shinat e trenit janë këtu dhe presin investimin e radhës të qeverisë, që do sjellë trenin tek Bulevardi i Ri, por ndërkohë që presim trenin, s?duhet të humbasim trenin e investimeve në Tiranë.?

 100 kantiere pune sipas Veliajt janë aktualisht në Tiranë.

?Angazhimi ynë është që derisa njerëzit të kthehen nga pushimet, të përfundojmë shumicën e këtyre kantiereve, sidomos ato që kanë të bëjnë me akset kryesore të rrugëve, unazat e disa rrugë të tjera apo institucionet arsimore, shkollat, kopshtet e çerdhet...?

Ndërhyrja në segmentin midis kryqëzimit ish Kombinati ?Josif Pashko? te ish ?Uzina Dinamo? ka konsistuar në realizimin e rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve, vendosjen e sistemit të ndriçimit, trotuare, gjelbërim dhe vendosjen e plotë të sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Recommended