Intervista - Poetja Luljeta Lleshanaku tregon për librin e saj të fundit “Hapësirë negative”

  • 6 years ago
Poezia për Luljeta Lleshanakun nuk është vetëm një mënyrë për të bindur veten që ekziston, por me vargjet e saj ajo kërkon që të lërë një dëshmi për njerëzit. Në vargjet e saj vijnë histori dhe përvoja si një lojë, që kapërcejnë më së miri personalen.

Në këtë intervistë për kamerën e Report Tv poetja rrëfen botimin e librit ?Hapësirë negative? në anglisht, ndalet tek sfidat që duhet të kapërcejë një autor shqiptar për të qenë pranë lexuesit të huaj, por jo vetëm. Lleshanaku flet për procesin e të krijuarit, mundësitë që ka për të shkruar kur është në atdhe, por edhe për pjesëmarrjen e saj në rezidencë, si krijuese.

Hapësira negative? është libri im i fundit i botuar në gjuhën angleze edhe në Mbretërinë e Bashkuar edhe SHBA. Është i njëjti libër, por me shtëpi botuese të ndryshme. Nuk është përvoja ime e parë me këta botues. Por kur krijohet një lloj marrëdhënie mes botuesit edhe autorit, zakonisht janë ata që të kërkojnë vet...,është treg shumë konkurrues, kjo dihet si në të gjithë botën, në një farë mënyre nuk ka qenë e njëjta aventurë, si me librin e parë. Interesante është se tek ?Hapësira negative? kemi dy në një, dy libra të gjuhës shqipe, është libri ?Pothuajse dje?dhe ?Homo antarcticus?. Libri ka pak që ka dalë edhe si fillim edhe ka kaluar disa teste të vështira...

Luljeta Lleshanaku, poete
Poetja flet edhe për jetën e saj, si bashkëshorte, me shkrimtarin Lazer Stani.

Ngaqë s?kam përvojë tjetër nuk e di se si do të jetë jeta me një bashkëshortë që s?është artist, s?është shkrimtarë (qesh). Besoj se dy shkrimtarë të mirë, janë dy shokë të mirë. Lazëri është natyrë kritike, që më ndihmon edhe më ka ndihmuar shumë. Ndoshta një pjesë të madhe të formimit tim e kam prej atij, se ishte më i pjekur edhe më i formuar. Ka një sistem analitik shumë të fuqishëm, që i vjen edhe nga një backgraund që ka me shkencat. Biseda, jeta në çift kurrë nuk është e mërzitshme kur je në rrethanat e mia, sepse ka gjithnjë një gjë interesante për të folur?...

Recommended