Rrjeta e Vetingut kapi 21 “peshq” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

4 Prilli shënoi seancën e parë publike të verifikimit të anëtarëve të Pallatit të Drejtësisë shqiptare. Komisioni i Kualifikimit shqyrtoi dosjen e anëtares pa mandate të gjykatës kushtetutese Vitore Tusha, pjesë e listës prioritare të procesit të vetingut. Seancë e cila u pasua me dhjetëra të tjera, për t?u mbyllur me vendimin e 6 Gushtit për prokurorin e apelit të Shkodrës Arben Dollapaj. Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, bazohet në tre kritere, vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figures morale dhe vlerësimin e aftësive profesionale.



Nga vendimmarrja e komisionerëve të Vetingut, 21 gjykatës dhe prokurorë, nga nivelet më ë larta të sistemit u shkarkuan nga detyra. Shkak kryesor për përjashtimin kryesisht ka qenë mosjustifikimi i pasurisë së vendosur gjatë karrierës. Por ka pasur edhe vendime, të cilat u morën për arsye të kontakteve me njerëz nga bota e krimit.



Ndërkohë 27 gjykatës e prokurorë janë konfirmuar në detyrë. Ka pasur disa syresh të cilët edhe pse hetimi tregoi mangësi në dokumentacion për vërettëimin e pasurisë, kanë kaluar me sukses vetingun. U konfirman në detyrë edhe krerët e dy gjykatave kryesore në vend, Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetutese dhe Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë. Për këto raste, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar nga Komisioneri Publik të ankimojë vendim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Për Vizion Plus, vëzhuesit ndërkombëtarë theksuar se rekomandimet për Dedjen dhe Zaganjorin, u përcollën pasi ?ONM nuk është dakord me arsyetimin dhe përfundimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit?, që i konfirmuan në detyrë.



Vetingut përbën themelin për pastrimin e sistemit të drejtësisë shqiptare nga të korruptuarit. Por me largimin nga detyra e shumë gjykatësve të Gjykatës Kushtetutese dhe asaj të Lartë, këto organe të rëndësishëm u bllokuan.

Por nëse nga procesi i vetingut 21 gjykatës e prokurorë u përjashtuan nga sistemi, pasi janë gjetur pasuri të paligjshme, deklarime të rreme, fshehje të milionave, mungesë justifikimi të të ardhurave dhe kontakte me krimin, asnjë prej tyre nuk ka nisur të hetohet.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të rinisë punën në fillim të shtatorit. Parashikohet që mbi 100 gjyqtarë dhe prokurorë, që do të kalojnë në skanerin e vetingut.

Recommended