Manjola Kamyze Trebicka: Të ndërtohet teatër i ri! Si? Ku? Çështje e politikës!

  • 6 years ago
Për të Shqipëria, Tirana ku ka lindur edhe ka jetuar është toka edhe rrënjët, pjesa tjetër Franca, janë degët edhe lulet. Balanca e saj tani është më shumë në Francë, sesa në Shqipëri. Por në këtë intervistë për kamerën e ?Reporttv?, pianistja që mban titullin nga shteti francez ?Kalorëse e Palmave Akademike?, Manjola Kamyze Trebicka teksa rrëfen rrugëtimin e saj nga Tirana në Francë, shprehet se nuk do të ishte asnjëherë ajo që është sot, nëse nuk do të ishte lindur, rritur edhe edukuar në Shqipëri.

Manjola Kamyze Trebickës, para disa muajsh sopranoja Inva Mula i propozoi që të ishte pjesë e festivalit ?MIK? në Korçë për dy arsye. Fillimisht për konsideratat si artiste, por edhe për origjinën nga ana e babait të saj, aktorit të mirënjohur Roland Trebicka.

Për mua është gjithmonë një dëshirë edhe nder që të luaj në vendin tim të lindjes, në vendin ku kam marrë të gjitha bazat e pianos, në Shqipëri. Por ishte një nder, që të merrja pjesë në Natën Franceze. Në Korçë kam qenë shumë pak herë, babai im Roland Trebicka ka luajtur atje, por jo në mënyrë të vazhdueshme. Por, emocioni im ishte i madh, sepse herës së fundit që im atë u ngjit në skenën e teatrit ?Andon Zako Çajupit? ishte për vlerësimin që pati, si ?Qytetar nderi? dhe ?Mjeshtër i madh?.

Manjola Kamyze Trebicka, pianiste

Recommended