Gëzim Nika i zhgënjyer: Në Shqipëri s’kam marrë asnjë çmim, publikut shqiptar ia ha zemrën
  • 6 years ago
Kur u largua nga Shqipëria në 1997-ën, Gëzim Nika iku i mërzitur sepse e donte shumë vendlindjen. Sot pas 20 vitesh në SHBA dhe 35 vite karrierë, legjenda e këngëve patriotike shqiptare, shprehet i zhgënjyer për mungesën e vlerësimit ndaj tij. I ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV, Nika tregoi se si në Neë York e kanë vlerësuar me dhjetra çmime prestigjoze por nuk është ndjerë kurrë i vlerësuar në atdheun e tij.

Kam disa çmime nga ?Zëri i Amerikës?, nga Asambleja e Neë York-ut, nga konteja ku jetoj. I falenderoj shumë se të jetë 1 dhjetori dita e Gëzim Nikës, për mua është një gjë shumë e madhe. Po jam kurioz, me pas këndu ?O Greqi o nëna ime?, ?O Indi, o Kinë?, çfarë vlerësimi do kisha?

Gëzim Nika, këngëtar
Nika ka titullin ?Mjeshtër i Madh? pas kërkesës së bërë nga komuniteti shqiptar në SHBA për ta vlerësuar atë. Por duket se këngëtari i mirënjohur, e ka peng që nuk u vlerësua përsa kohë ishte në Shqipëri, pavarësisht kontributit të tij artistik.

A e dini një gjë. Unë nuk kam marrë kurrë rrogë për artin në Shqipëri. Nuk më vjen keq për pagesën, por është çështje vlerësimi. Në Shqipëri nuk kam marrë asnjë çmim. E falenderoj Presidentin për titullin Mjeshtër i madh, por edhe atë e kam marrë kur isha në Amerikë. Në Shqipëri asnjë çmim nuk kam marrë. Ky ka qenë vlerësim i edukimin të komunitetit tonë, se të edukon Amerika. Nga publiku shqiptar nuk kam asnjë vërejtje, i dua fort, ia ha zemrën.

Gëzim Nika, këngëtar
Recommended