report Tv - Homazhet, Ali Ahmeti: Hajdaraga na ndihmoi në ditë të vështira, ishte njeri bashkëpunues

  • 6 years ago
Dhimbje për ndarjen nga jeta të Luan Hajdaragës kanë shprehur edhe shqiptarët përtej kufirit. Kryetari i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, zhvilloi homazhe në nderim të Hajdaragës në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Ai u shpreh se ish-ministri i Mbrojtjes ka qenë një mbështetës i fortë i shqiptarëve të Maqedonisë duke i ndihmuar ata në ditët e tyre më të vështira.

Shpreh keqardhjen, dhimbjen për z.Hajdaraga. E kam njohur në një periudhë shumë të vështirë. Kur ishte ministër i Mbrojtjes ka qenë krah nesh dhe na ka ndihmuar me të gjitha mundësitë që ka pasur gjatë asaj kohe. Kjo miqësi ka vazhduar deri në ditët e fundit përpara se të merrte atë goditje që e mori përjetësisht. E kujtoj si një njeri shumë të madh, shumë të afërt, shumë bashkëpunues dhe i lehtë i qoftë toka e Shqipërisë.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI

Recommended