Gëzim Nika: Kur këndova për herë të parë “Shqipëri o nëna ime”, njerëzit thërrisnin “Parti Enver”

  • 6 years ago
Nuk ka shqiptar në çdo cep të globit që të mos ketë dëgjuar ?Shqipëri o nëna ime? nga zëri i nga një prej artistëve më të mëdhenj të muzikës folklorike Gëzim Nika. Por mbase pak kush e di, se si ?Fjalët e qiririt? të Naim Frashërit u shndërruan në një këngë. Vetë Nika ka treguar gjatë një interviste në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV se si mori jetë kënga ndërsa udhëtonin në një target nga Durrësi për në Trieste.

?Shqipëri o nëna imë? është një këngë që është realizuar duke shkuar në një festival në Zvicër. Kjo këngë ka shumë vlera se është bashkim gegë e toskë. Poezia është e Naim Frashërit, kompozitor Kol Susa, këngëtar Gëzim Nika, dhe ka dalë një këngë e bukur. Këtë këngë nuk e kemi pasur në program. Recitativi i parë dhe strofa është realizuar nga Kol Susa, kurse refreni është bërë në traget Durrës ? Trieste. Është kënduar për herë të parë pas 36 orësh. Kënga as nuk ishte ?pjek? se nuk kishte kohë.

Gëzim Nika, këngëtar
Nika tregon se në atë festival në vitin 1989 ku ?Shqipëri o nëna ime? u këndua për herë të parë shqiptarët nisën të brohorasin për Enverin por as që e kishin idenë e vuajtjeve që kishte përjetuar familja Nika si pasojë e krimeve të komunizmit.

Recommended