Eklipsi 'Hëna e Përgjakur' dhuron spektakël mbi qiellin e Tiranës, do zgjasë 4 orë

  • 6 years ago
Shfaqet në Shqipëri eklipsi hënor hëna e përgjakur, fenomeni natyror më i gjatë i këtij shekulli. Toka vendoset në vijë të drejtë me diellin dhe hënën, duke prodhuar kështu një nga fenomenet hapësinore më spektakolare. Gjatë këtij eklipsi, hëna, sateliti i vetëm natyror që ka Toka, do të ndryshojë nga e argjendtë në një të kuqe kërcënuese, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës. Kjo dukuri hapësinore u trajtua gjerësisht në emisionin Repolitix në Report Tv ku të ftuar ishin botuesi Alfred Çako, gazetarja e Report Tv, Erjona Rusi dhe fizikanti Klaudio Peqini.

Hëna, dielli dhe toka renditen në vijë të drejtë. Protagonist i këtij eklipsi do jetë edhe planeti mars i cili do shfaqet si një yll i shndritshëm. Rreth orës 21:30 hëna do jetë e gjitha e zënë dhe do shfaqet e ajo që quhet "Hëna e Përgjakur".

Recommended