Report Tv - Gjykata lë në burg dy grabitësit e karburanteve, nëna e djalit: Ma futi në kurth mbesa

  • 6 years ago
Pas grabitjes së karburanteve në qytetin e Fierit, Gjykata e Fierit ka dhënë masën "arrest me burg" për dy autorët, Anna Malaj dhe Emiljano Grembi.

Dy kushërinjtë u ndaluan nga policia pasi kishin kryer një grabitjen e 300 mijë lekëve të vjetra në një karburant në Levant të Fierit dhe tentuan të vjedhin edhe dy pika të tjera por pa sukses.

Për të realizuar grabitjet Anna Malaj nga Mallakstra dhe kushuriri i saj përdornin një pushkë gjahu dhe një automjet të cilit i vendosnin targa të vjedhura. Në dëshminë e saj para policisë, Anna Malaj, u shpreh se kur kryeu grabitjen ishte e dehur.

Më pas ajo ka shpjeguar se kanë përzgjedhur pikërisht këtë pikë shitjesh karburantesh, pasi disa kohë më parë, kur kthehej nga Vlora për në Fier, kishte ndaluar për tu furnizuar në këtë karburant. Sipas saj, ajo i ka dhënë punonjësit 50 euro për të paguar, por ky i fundit kur i ka kthyer reston, ka gabuar me kursin e këmbimit duke i kthyer më pak para.

Recommended