Shtohen kullat e vrojtimit në plazhin e Tales në Lezhë, problem ngelen vrojtuesit e paçertifikuar

  • 6 years ago
Sezoni turistik në plazhin e Tales në Lezhë, këtë vit garanton më shumë siguri për pushuesit, pasi në vijën bregdetare janë vendosur kulla vrojtimi dhe vrojtues. Por ata janë të paçertifikuar. Problematikën e ka pranuar edhe administratori i kësaj zone, Albert Rusti, i cili është shprehur se do të merren masa ndaj bizneseve të cilët kanë marrë personel të till.

Problemi i çertifikimit të vrojtuesve të plazhit është hasur në disa plazhe, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. E për personat e mbytur deri tani asnjë prej bashkiakëve ku kanë ndodhur problematikat nuk është marrë i pandehur nga ana e prokurorisë për mosplotësim kushtesh, sicc e parashikon ligji.

Recommended