Meta i përgjigjet Ruçit: Shorti për Këshillin e Emërimit nuk rihidhet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata e krijuar ne sistemin e drejtësisë, qe është pothuajse i gjithi ne kolaps, ka bere qe kryetar i Kuvendit ti drejtohet me një letër zyrtare Presidentit Meta, duke i kërkuar këtij te fundit qe te rihedhe shortin për vendet e mbetura vakante ne Këshillin e Emërimeve ne Drejtësi.



Ruci ka kërkuar te zgjidhë ngërçin e krijuar prej disa kohesh me këtë institucion, i cili nuk është mbledhur pasi një pjese e anëtarëve ende nuk kane kaluar procesin e Vetingut.



Vizion Plus mëson se kreu i shtetit i është përgjigjur letrës se kreut te kuvendit, duke i bere me dije se shorti nuk mund te hidhet tani dhe se Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi ka shumicën për te vendosur pasi nga 9 anëtarë, 6 prej tyre janë ende ne detyre.



Por nga lista e anëtarëve te KED, atyre ne detyre dhe atyre zëvendësues, 6 gjyqtare ende nuk kane dalë përpara Komisionit te Vetingut, ndërsa me shume gjasa Rovena Gashi pritet qe ti bashkohet listës se prokuroreve dhe gjyqtareve qe nuk e kalojnë këtë proces. Vetëm 2 nga anëtarët e zgjedhur kane arritur te kalojnë me sukses procesin e Vetingut, po kaq është dhe numri i atyre qe janë larguar.

Recommended