Lame: Qeveria ka miratuar vendimin për regjistrimin e banesave të ndërtuara para vitit ’91

  • 6 years ago
Drejtori i përgjithshëm i  ALUIZN-it,  Artan Lame në një deklarim për mediet u shpreh se vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave, shërben si bazë ligjore për dhënien e dokumentit të pronësisë pronarëve të objekteve të ndërtuara para vitit 1991, në të gjitha ato raste kur ky dokument mungon. Lame deklaroi se nga ky vendim do të përfitojnë 40-60 mijë subjekte. 

Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave lidhet me dhënien e pronësisë të pronarëve që kanë objekte të ndërtuara para vitit 1991. Qëllimi është t?ju jepet pronësia këtyre pronareve edhe nëse nuk kanë dokumentacion të mirëfillte pronësie.

Recommended