Kursi i kembimit godet buxhetin e shtetit

  • 6 years ago
Për 6 muajt e parë të vitit buxheti i shtetit ka mbledhur 60 milionë euro më pak të ardhura se sa ka planifikuar fillimisht. Goditja më e madhe ka ardhur nga mbledhja e tatimit mbi vlerën e shtuar në dogana, për shkak të dobësimit të euros. Bilanc negativ ky që sipas të dhënave zyrtare llogaritet në 30 milion euro.

Një pjesë tjetër e pengesës së performancës buxhetore vjen edhe si rezultat i vonesës së hyrjes në fuqi të taksës së pasurisë me metodologjinë e re. Zbatimi i saj do të sillte 26 milionë euro më shumë në buxhetin e shtetit, por të dhënat zyrtare tregojnë se kjo taksë ka performancë të njëjtë me vitin e shkuar.

Pavarësisht mos realizmit të të ardhurave sipas planit, buxheti vijon të rezultojë me sufiçit në masën e 20 milionë eurove. Pavarësisht në kujdesin e shpenzimeve të fondeve të buxhetit, investimet kapitale janë rigjallëruar me afro 10%, ndryshe nga tkurrja që kanë patur vitet e tjera.

Tv Klan

Recommended