Lame: Miratohet vendimin për regjistrimin e banesave të ndërtuara para ’91, ja procedurat

  • 6 years ago
Drejtori i përgjithshëm i ALUIZN-it, Artan Lame në një deklarim për mediet u shpreh se vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave, shërben si bazë ligjore për dhënien e dokumentit të pronësisë pronarëve të objekteve të ndërtuara para vitit 1991, në të gjitha ato raste kur ky dokument mungon. Lame deklaroi se nga ky vendim do të përfitojnë 40-60 mijë subjekte.

Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave lidhet me dhënien e pronësisë të pronarëve që kanë objekte të ndërtuara para vitit 1991. Qëllimi është t?ju jepet pronësia këtyre pronareve edhe nëse nuk kanë dokumentacion të mirëfillte pronësie.

Tre pikat e vendimit të miratuar se fundmi janë :

Aplikuesi duhet të paraqese vetem kerkesen per rregjistrim prane Aluiznit, zgjidhja e procedurave të ngecura për të provuar periudhën e ndërtimit të objektit para vitit 1991, si dhe kalimin e pronësise së truallit të ndërtesës falas deri në 300m2 por edhe për të blerë sipërfaqet mbi këtë masë. Ata që përfitojnë nga ky vendim janë 40-60 mijë subjekte. Këto dy muaj do te vihen në organizim të gjitha stafet e drejtorive tona për t?u marrë me ndjekjen e këtij vendimi.

Të gjithë aplikuesit duhet të dorëzojnë çdo dokument që zotërojnë lidhur me pronën, hollësitë e mëtejshme do te komunikohen me pas. Qeveria ia ngarkoi këtë vendim Aluiznit për shkak të eksperiencës operative dhe teknike te specialisteve tanë, por ne e shohim edhe si besim të qeverisë për rezultatet e arritura deri më sot. Nga ky vendim pronarët do të mund ta qarkullojnë objektin në treg, ta shesin apo ta japin me qira ligjërisht, ta fusin në tregun e pasurive të paluajtshme apo ta trajtojnë në tregun e kredimarrjes.

Situata:

Recommended