Erand Sojli: Më ka mbetur zemra tek 'Portokalli', 'Xhixh Merimongën' do ta rikthej së shpejti

  • 6 years ago
Atë e njohim si ?Denoncuesi?, ?Mantanxheri?, ?Xhixh Merimonga? apo si ?Naqja? , personazhe që sot nuk i mungojnë vetëm publikut por dhe vetë aktorit të mirënjohur. Erand Sojli ishte sot i ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV ku ka folur pikërisht për karakteret që vetë ai solli në jetë përgjatë karrierës 10 vjeçare në spektaklin e përjavshëm të humorit ?Portokalli? ku nuk është më pjesë prej rreth 1 viti e gjysmë. I pyetur se kush i mungon më shumë Sojli u përgjigj:

Të them të drejtën Xhixh Merimonga më mungon. Por e kam në projekt ta ritkhej bashkë me Kreshnik Ibrahimin në Gjermani. Projekti i rradhës pas komedisë që do të kem në New York në 28 korrik është pikërisht të kem një shfaqje me Kreshnikun, pra "Shqiptari dhe Kosovari " le të themi. Janë 2 shqiptarë që nuk merren vesh

Erand Sojli, aktor
Sojli ndërkaq ka folur edhe për spektaklin e humorit në të cilin ishte pjesë që në krijimin e tij e deri vitin e kaluar.

E kam ndjekur Portokaliinë. Unë e dua atë dhe më dhemb. Është një nga spektaklet i cili i ka kthyer buzëqeshjen shqiptarëve. I dua kolegët e mi që kam patur dhe di ngarkesën e të rinjve që janë tani. Është një ngarkesë e cila nuk është kollaj të përballohet, ashtu si di edhe fuqinë e realitetit këtu. Ndoshta kur dolëm ne në fillim, të dielave nuk qarkullonin njerëz nëpër rrugë . tani konkurohen fuqishëm dhe nuk konkurohen nga një art i ngjashëm, por konkurohen nga lajme dhe kjo e rëndon shumë jetën e audiencës, aq sa nuk i lë vend buzëqeshjes. si të them që jam pjesë e atij spektakli edhe kur nuk jam. Më dhemb çdo lloj kritike.

Recommended