Vlorë, ishte në kërkim, kërcënon policët me thikë, qëllohet në këmbë dhe arrestohet

  • 6 years ago
Një aksion ?blic? i policisë së qytetit bregdetar pasditen e sotme për të arrestuar një të kërkuar për plagosje dhe armëmbajtje ka sjellë panik dhe frikë te pushuesit në Radhimë. Pasi kanë lokalizuar vendndodhjen, pasditen e sotme rreth 16:30 minuta, policia e Vlorës në bashkëpunim me RENEA-n kanë rrethuar banesën që kishte marrë me qira Gaqo Gjini 38 vjeç, i cili ishte në kërkim prej 2016. Blutë i kanë bërë thirrje që të dorëzohej, por ai nuk ka pranuar, ndërsa ka dalë nga banesa me një thikë në dorë. Sipas policisë, i kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me thikë një prej punonjësve dhe në kushtet e vetëmbrojtjes efektivi e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Recommended