“Teatri” në zyrën e Metës, pritet të dekretohet ligji - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debati për ndërtimin e teatrit te ri vijon ende. Pavarësisht se ligji u votua ne Parlament, opozita si dhe nje grup artistesh i kanë kërkuar zyrtarisht Presidentit te Republikës, te mos e dekretojë ligjin.
Por ndërsa presidenti Ilir Meta ka afat deri me 30 korrik per te dhëne mendimin e tij, te gjitha gjasat janë qe ai ligj te mos kthehet nga kreu i shtetit, ose ne rastin me te keq te kalohet ne heshtje prej tij.Fakt per ketë është vetë Ilir Meta, i cili nje vit me pare në cilësinë e Kryetarit te Kuvendit mbështeti nje ligj ekzaktesisht te ngjashëm, qe lejonte ndërtimin e nje kulle përgjatë bulevardit t ri te Tiranës. Ne ate kohe, Presidenti Nishani e dekretoi, duke i hapur rrugën negociatave per finalizimin e projektit.
Edhe pse zyrtarisht nga institucioni i Presidencës ende nuk ka asnje koment per ceshtjen e teatrit, mësohet se deri me tani, nuk eshte vërejtur asnje shkelje kushtetuese ne ate ligj, gje qe e ben ne fakt te vështire argumentimin e mundshëm te kthimit te këtij ligji ne Parlament.
Por pika me e forte pavarësisht kuadrit ligjor, është precedenti te cilin vet Ilir Meta e vendosi nje vit me pare kur mbështeti dhe dërgoi per dekretin në Presidencë një ligj të ngjashëm.
Sot nje vit me pas Meta, ne cilësinë e kreut te shtetit, duhet te tregojë nëse do të ruajë koherencën në veprimet dhe vendimet e tij.

Recommended