Shkodër, motorçikleta del nga rruga dhe përplaset me vazot e luleve, humb jetën 54-vjeçari

  • 6 years ago
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 54-vjeçari ka ndodhur këtë të enjte në aksin rrugor Shkodër - Baçallek. Ndriçim Biçakani, 54 vjeç, banues në lagjen 'Guerile', Shkodër, po udhëtonte me një motorçikletë, kur ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Ai është përplasur me një vazo lulesh në anë të rrugës dhe ka humbur jetën në vend.

Recommended