Dy javë pas përmbytjes/ Biblioteka ende e mbyllur, studiuesi Behar Gjoka: Situatë alarmante

  • 6 years ago
Biblioteka Kombëtare nuk i ka çelur ende dyert për lexuesit. Pas konstatimit të pranisë së ujit datë 23 qershor dhe dëmtimit të 12 mijë njësive bibliotekare (libra, revista edhe gazeta) të 15 viteve të fundit në Bibliotekë, institucioni ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Drejtoresha, Persida Asllani, shpjegoi para pak kohësh trajtimin, që do t?u bëhet njësive bibliotekare të lagura me qëllim tharjen edhe restaurimin e tyre.

Ndërkohë masat që u morën për trajtimin e tyre ishin me tharëse flokësh dhe ekspozim në dritaret e godinës. Studiuesi i letërsisë Behar Gjoka, është një frekuentues i rregullt i Bibliotekës, prandaj ai e quan gjendjen në të cilën ndodhet ky institucion, katastrofike.

Mendoj se kjo është një situatë alarmante, jo thjesht për bibliotekën kombëtare, për lexuesin, por sidomos për politikat kulturore, për politikat qeverisëse, të cilat lejojnë në qendër të Tiranës të ndodhin aksidente të tilla, që do të thosha, që kurrsesi nuk duhet të mendoheshin edhe jo të ndodheshin.

Studiuesi i letërsisë, Behar Gjoka

Studiuesi mendon se kjo është një situatë e krijuar ndër vite, ku kanë qenë të pranishme papërgjegjshmëritë qeverisëse.

Recommended