Report TV - Kryemadhi: Projektligji për Teatrin Kombëtar grabit pronën publike

  • 6 years ago
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur për miratimin e ligjit për nisjen e negociatave për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.

Në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh se ky është një ligj që grabit haptazi pronën publike. Nga foltorja e Kuvendit Kryemadhi i ka kërkuar kryeministrit që ta miratojë ligjin, por ta bëjë atë fshehurazi dhe me intriga në mënyrë që sipas saj të mos baltosë deputetët e tjerë të pranishëm.

Fjala e Kryemadhit në Kuvend:

Po i thosha edhe Vasilit që mendova se do të shkonte ta shembte natën se kush e di në çfarë efekti ka qënë por jo nuk i vajti mendja. Sot ka dy rrugë imoraliteti dhe morali para shqiptarëve. Në kujtim të aktorëve të mëdhë që me mjeshtërinë e tyre arritën të skalitin Teatrin tek ne, këta na e shfarrosin duke na kthyen LGBT-të nëpër shkolla. Unë besoj në Zot. Mos e tund kokën sepse unë s?dua që familjet shqiptare të mos kenë pasardhës. Rama ti sot me paranë e drogës i mbyll gojën e dëmitarëve, por shqiptarëve nuk ua mbyll dot gojën. Rikthehemi tek ligji.

Ky është një ligj që grabit hapuri pronën publike, ju e dini shumë mirë që mjaftojën 100 veta për t?ju rrëzuar, e provuat tek rruga e Kombit.

Nuk u mjaftuat duke vjedhur shqiptarët, kërkoni t?u vidhni edhe shpirtin edhe zemrën. Do të dëshiroja që ky parlament të mos mbajë një turp, pasi edhe ne si bëhemi pis me këtë ligj. Nëse ju doni ta bëni këtë gjë bëjeni, miratojeni fshehurazi ligjin por bëjeni me intriga. Mos i bëni me turp edhe këta të tjerët. Rrënojat e Teatrit do të jenë kaveri vdekjeprurës i tij.

Recommended