Kryeprokurorja Arta Marku nuk paraqitet në seancën e Vettingut - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gati 7 muaj pasi u zgjodh ne krye te Prokurorisë se Përgjithshme,  Arta Marku kaloi këtë te marte ne Komisionin e Pavarur te Kualifikimit. Vete Marku nuk ishte e pranishme por u përfaqësua nga avokatja e saj Lirime Çukaj, veprim ky qe u kritikua nga përfaqësuesi i ONM Theo Jacobs, i cili kërkoi qe vet Marku te ishte e pranishme pasi sipas tij nuk tregon shenja lidershipi.



Por pavarësisht diskutimeve lidhur me praninë apo jo te vet Markut ne këtë seance, trupa KPK e përbëre nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu prezantuan gjetjet e hetimit administrativ, sipas te cilit Arta Marku nuk ka asnjë shkelje ne deklarimin e pasurisë, ne pastërtinë e figurës. Por përfaqësuesit e operacionit ndërkombëtar te monitorimit patën kritikat e tyre ne lidhje me aftësinë profesionale. Behet fjale për një shtetas për te cilin Arta Marku gjate kohës qe ka qene prokurore ne Shkodër ka kërkuar dy here masën e sigurisë ?arrest me burg? pasi ai ishte ndaluar nga policia duke drejtuar mjetin nen efektin e alkoolit.



Theo Jacobs edhe pse u kujdes te nënvizonte se nuk e mbështeste konsumimin e alkoolit gjate drejtimit te mjetit, serish u shpreh se masa e ?arrestit me burg? është një mase ekstreme dhe duhet caktuar ne varësi te rasteve.



Ne përfundim te diskutimeve, KPK vendosi qe qëndrimin përfundimtar nëse Arta Marku e kalon apo jo vettingun, ta prezantoje te mërkurën.

Recommended